Kosova për Sanxhakun

Kosova për Sanxhkun” uron bashkësinë Islame dhe qytetarët e Sanxhakut me rastin e Kurban Bajramit

Kryetari OJQ   “Kosova për Sanxhkun”, Ismet Azizi, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka uruar Bashkësinë Islame në Sanxhak dhe qytetarët e besimit islam. Në mesazhin e urimit thuhet:  “I nderuari kryetar i Bashkësisë Islame në Sanxhak, myfti Dr.prof. Mevlud Dudiq,

Të nderuar qytetarë të Sanxhakut,

Më lejoni që në emrin tim personal dhe të kryesisë dhe anëtarësisë, t’ju uroj festën e Kurban Bajramit, e cila është ditë e sakrificës për të mirën, që i kujton çdo njeriu se sakrifica është themeli i të gjitha mirësive njerëzore dhe kombëtare.  Në këtë ditë të besimit në Zotin, ditë të mirëkuptimit, të nderimit dhe respektit për njëri-tjetrin, të vazhdojmë kultivimin e traditave tona të bazuara në parimet e shoqërisë sonë të respektimit e kujdesit për njëri-tjetrin, të shtrirjes së dorës së mirësisë dhe mbi të gjitha të kultivimit të harmonisë e tejkalimit të dallimeve në shoqërinë tonë, të ndërtuar mbi vlerat e diversitetit etnik, kulturor e fetar.

Kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët e fesë Islame na sjell më afër njeri-tjetrit dhe duke qenë pranë më të dashurve dhe duke qenë solidar, ne jemi më afër edhe Zotit. Janë pikërisht festat ato që na rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat e gjirit familjar, vlera në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë.  Zoti qoftë gjithmonë me ne dhe i bekoftë familjet tona me mirëqenie, mbarësi dhe harmoni. Urime Kurban Bajrami!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit të OJQ “ Kosova për Sanxhakun”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …