KPF në Deçan mbajti mbledhjen e rregullt

Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, është mbajtë mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa. Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi i Asamblesë Dr.Haki Shehaj, ku të pranishëm ishin edhe drejtor të drejtorive të cilit kishin edhe pika të rendit të ditës.

Për mbledhje propozoj këtë:

Rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-buxhetit për vitet 2022-2024,

  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Tatimit në pronë për vitin 2022,

  4. Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit për transferin e mjeteve nga kategoria rezervë në kapitale,

  5. Shqyrtimi i Draft-Rregullores për Vlerësimin e shkollës më të mirë në Komunën e Deçanit, Çmimi “Njazi Ferizi”,

  6. Shqyrtimi i Draft-Statutit të Muzeut në Deçan,

  7. Shqyrtimi i kërkesave dhe

  8. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar ky takim ka nisë me pikat e rendit të ditës. Për të gjitha pikat është debatuar nga anëtaret e KPF-së të subjekteve politike, njëkohësisht edhe sqarimet e duhura u dhanë nga zyrtarët përgjegjës. Seanca e rregullt e Asamblesë Komunale do të mbahet me 29.09.2021 e martë në ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …