Nesër shpallen rezultatet për pranimin e studentëve në konviktet e Qendrës së Studentëve

Nesër shpallen rezultatet për pranimin e studentëve në konviktet e Qendrës së Studentëve

Qendra e Studentëve ka njoftuar se të martën do të shpallen rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte, për vitin akademik 2021/22. Në njoftimin e QS-së bëhet e ditur se rezultatet do të publikohen në adresat zyrtare. Konkursi ka qenë i hapur nga data 13 deri më 19 shtator, ndërkaq QS ka bërë të ditur se gjatë këtij afati kohor rreth 5 mijë studentë kanë aplikuar për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë. Kapaciteti për banim në konvikte për këtë vit është rreth 4 mijë vende. Qendra e Studentëve ka njoftuar se afati për ankesa është i hapur më 29 dhe 30 shtator.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Re e KEK-ut proteston pas vdekjes së punëtorit: Kërkohet rritja e sigurisë në punë

Sindikata e Re e KEK-ut ka zhvilluar një aksion simbolik para drejtorisë së Korporatës Energjetike …