KPF në Ferizaj diskuton për projektbuxhetin e vitit 2023-2025

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Ferizajt, e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit Xhavit Zariqi. Në këtë mbledhje ka marre pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku si dhe drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli. Drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli ka bërë propozim-vendimin për këmbimin e pjesës së ngastrës kadastrale 3148-0 Z.K. Ferizaj pronë private me pjesën e ngastrës kadastrale 2769-0 Z.K. Ferizaj pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale 3147-0, Z.K. Ferizaj, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 2764-1 Z.K. Ferizaj, pronë e Komunës së Ferizajt. Propozim tjetër i drejtorit të Pronës, Gjeodezisë dhe Kadatsrit, Murseli, ka bërë edhe propozim – vendimin për këmbimin e pjesës së ngastrës kadastrale 3294-0 Z.K. Ferizaj pronë private me pjesën e ngastrës kadastrale 180-10 Z.K. Talinovc i Jerlive, pronë e Komunës së Ferizajt,pikë kjo e cila nuk u votua nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa. Poashtu u bë edhe propozim – vendimin për formimin e komisionit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës. Ndërkaq drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka bërë propozim-vendimin për aprovimin e projekt-buxhetit për vitin 2023-2025. Mbledhja e KK-së do të mbahet të martën, duke filluar nga ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …