Ekipa mjekësore e QKMF-së në Viti viziton qytetarin kroat që jeton në fshatin Vërnez

Në koordinim me kryetarin e Komunës së Vitisë z.Sokol Haliti, një ekipë mjekësore e QKMF-së në Viti, të shoqëruara edhe nga drejtoresha e QKMF-së në Viti, dr.Vjollca Kadolli-Halili, kanë vizituar sot qytetarin Petar Peric nga komuniteti kroat, i cili jeton në fshatin Vërnez të Komunës së Vitisë. Gjatë vizitës përpos shëndetit të tij, është diskutuar edhe me kushtet në të cilat jeton. Në konsultë me institucionet komunale janë munduar që të bindin qytetarin që të ndërroj vendbanim, ku do të mund t’i ofrohen kushte më të favorshme jetësore, mirëpo përkundër shumë tentimeve, nuk ka pranuar që të lëshoj shtëpinë e tij. Përndryshe, institucionet komunale do të jenë në kordinimim edhe me DSHMS dhe Shërbimet Komunale në mënyrë që të gjejnë modalitete si ta ndihmojnë nê ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …