KPF në Skenderaj mbajti mbledhjen e rregullt të muajit nëntor

Komiteti për Politikë dhe Financa i komunës së Skenderaj mbajti mbledhjen e rregullt të muajit nëntor, ky komitet i rekomandoi Kuvendit për miratim dy propozim-vendime:

  1. Propozim – Vendim nr. 02-464-61707, i datës 16.11.2016, për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës së Skenderajt, me pronën e paluajtshme të personit fizik Diar ( Adem) Kuliqi. Ky inicim është bërë me qëllim të ndërtimit të rrugës mbrapa objektit Komunal të Skenderajt;

  2. Propozim – Vendim nr. 02-464-61715, i datës 16.11.2016, për shpalljen e interesit publik të ngastrës kadastrale nr. P – 72015036-00100-0, certifikata e pronësisë nr. 9404, e datës 15.11.2016, me sipërfaqe prej 2,501,891 m2, pronë e OBP Produkt Skenderaj. Qëllimi i këtij inicimi ka të bëjë me vendosjen e varrezave të qytetit të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …