VËHET GURTHEMELI I SHKOLLËS NË PJETËRSHTICË TË SHTIMES

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami së bashku me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe kryetarin e komunës së Shtimes, Naim Ismajli, kanë vënë gurthemelin e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët „Idriz Ajeti“ në Pjetershticë të Shtimes.

Para shumë banorëve të fshatit Pjetërshticë, ministry i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami tha se, po vëhet gurthemeli për ndërtimin e një shkolle të re në një hapsirë të bukur, shkollë e cila është meritë për kontributin e banorëve të dhënë gjatë kohës së luftës, si një ndër qendrat kryesore të kësaj ane.

„Nëse kjo trevë dikur ka qenë qendër e rezistencës, tash mund të jetë një aset i bukur turistik, ku njerëzit do të kenë dëshirë të kthehen të jetojnë, do të kenë shkollën e re, në të cilën nxënësit do të përgatiten për të qenë të zotë në profesione të ndryshme“, u shpreh ministri Bajrami.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se sot po vëhet gurthemeli i një shkolle moderne, e cila do t’i plotëson kërkesat e fshatit Pjetërshticë, që të kenë ambiente cilësore për mësim.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli theksoi faktin se do të ndërtohet një objekt bashkëkohor, i cili do t’i plotësojë kërkesat për hapësirë fizike, në mënyrë që të kemi cilësi në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Objekti i ri shkollor do të ketë sipërfaqe bruto 2200 m², ndërsa vlera e investimit për ndërtimin e objektit në fjalë është 618,078.71 euro. Operatori ekonomik që do të kryej punët është NNP “Pro-Tek” nga Fushë-Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …