Mediet

KPM: Për shkak të kufizimeve në orarin e lëvizjes, KPM fton të licencuarit që raportet vjetore t’i dërgojnë përmes e-mailit

Raportimi vjetor financiar është obligim ligjor për të licencuarit, i përcaktuar me Ligjin Nr. 04/L-44 për Komisionin e Pavarur të Mediave, respektivisht nenin 28, paragrafi 1, i cili përcakton se:

 “Shërbimet e licencuara mediale audiovizuele duhet t’i paraqesin raport vjetor  KPM-së, në të cilin përfshihet informacioni përkitazi me programin dhe veprimin në përputhje me kushtet e licencës së bashku me një raport financiar të detajuar dhe informacione të tjera të parapara me ligj”. Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) duke pas parasysh situatën aktuale të krijuar pas paraqitjes së virusit Covid-19 në Kosovë dhe shpalljes së gjendjes emergjente në shëndetin publik nga Ministria e Shëndetësisë, ju njofton se ka shtyrë afatin për raportim vjetor financiar. Duke u bazuar në këtë situatë të krijuar, KPM me qëllim që të ofrojë mundësi shtesë për të gjithë të licencuarit, ka marrë vendim për shtyrjen e afatit për raportim nga 31 mars 2020, afati shtyhet deri më 30 prill 2020. Për shkak të kufizimeve në orarin e lëvizjes, KPM fton të licencuarit që raportet vjetore  financiare t’i dërgojnë përmes e-mailit: [email protected].

Kontrolloni gjithashtu

Parlamenti Evropian paralajmëron se mund ta bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk negociohet për “përmirësimin” e tij

Bashkimi Evropian mund t i heqë masave kufizuese ndaj Kosovës, të vendosura në korrik të vitit 2023 nga ana e Komisionit Evropian

Bashkimi Evropian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, të vendosura para një …