Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: 4 milionë e 800 mijë euro u ndahen partive politike për këtë vit, nga kjo shumë Vetëvendosja merr 2 milionë e 280 mijë euro

Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur sot mbledhje, ku ka marrë vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024. Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme: 4 milionë e 800 mijë euro. Sipas tabelës së KQZ-së, shuma për Lëvizjen Vetëvendosje është 2 milionë e 52 mijë euro, derisa shuma e ndarë për shpenzime të deputetëve është 228 mijë euro. Në total, shuma e ndarë për këtë subjekt është 2 milionë e 280 mijë euro. Për PD-në, janë ndarë 684 mijë euro, derisa shuma për shpenzimet e deputetëve të kësaj partie është 76 mijë euro, që në total i bie 760 mijë euro. LDK-ja do të ketë në dispozicion 576 mijë euro, ndërkohë që shuma e ndarë për shpenzimet e deputetëve është 64 mijë euro. Në total, për LDK-në janë ndarë 640 mijë euro. Për Listën Serbe janë ndarë 324 mijë euro. Shuma e ndarë për shpenzimet e deputetëve të kësaj partie është 36 mijë euro, apo në total 360 mijë euro. AAK-së i janë ndarë 288 mijë euro, derisa për shpenzime të deputetëve 32 mijë, apo në total 320 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

AKS

Pozita e opozita ndara sa i përket Asociacionit si kusht për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës

Pozita e opozita shprehen të ndara sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, …