Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

KQZ-ja bëri të ditur se fushata në radhën e dytë të Zgjedhjeve do të fillojë më 8 nëntor dhe do të përfundojë më 12 nëntor

Fushata zgjedhore për subjektet politike që do të garojnë në radhën  e dytë të zgjedhjeve do të jetë pesëditore. Fushata do të fillojë më 8  dhe do të përfundojë më 12 nëntor. Për votuesit e regjistruar suksesshëm nga jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik-18 gusht, KQZ-ja ka vendosur 15 ditë në dispozicion të tyre për të votuar përmes postës. Ky votim fillon më 29 tetor. Deri para kësaj date KQZ-ja planifikon të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve për ta bërë të mundur fillimin e votimit jashtë vendit. Fletëvotimet pastaj duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 12 nëntor”, ka saktësuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Sakrifica për atdheun është e përjetshme, kurrë e kotë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …