KQZ

KQZ-ja ka vendosur që më 21 prill të mbahet votimi për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri të vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që më 21 prill të mbahet votimi për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri, në  Leposaviq, Zveçan, Zubin-Potok dhe Mitrovicë të Veriut. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Burim Ahmetaj, kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së i bëri të ditur të dhënat për katër komunat në veri lidhur me nënshkrimet, gjegjësisht peticionet. Ai njoftoi se nga peticioni i organizuar në komunën e Leposaviqit, KQZ ka pranuar për verifikim listën me 3 mijë e 30 nënshkrime të plotësuara në 304 faqe. Sipas tij, pas krahasimit me të dhënat e listës së votuesve e bazuar në numrin personal, rezulton se 2 mijë 905 nënshkrues të peticionit janë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote në këtë komunë. Këto nënshkrime përbëjnë 20% të votuesve në këtë komunë. E tillë është gjendja edhe në komunat e tjera.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …