Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ-ja u ka kthyer përgjigje pozitive kryesuesve të kuvendeve komunale të Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka kthyer përgjigje të tre kryesuesve të kuvendeve komunale të Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut. Zëdhënësi Valmir Elezi në një konferencë për medie tha se përmes këtyre përgjigjeve të ndara kanë njoftuar se anëtarët e tri grupeve nismëtare, të cilët janë nga tre anëtarë për secilën komunë, janë votues të komunave përkatëse. Madje tha se i kanë njoftuar edhe kryesuesit e tri kuvendeve komunale, edhe lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna, mbi bazën e të cilit përllogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20%. Së pari, nga verifikimet, KQZ-ja përmes këtyre përgjigjeve të ndara, ka njoftuar se anëtarët e tri grupeve nismëtare, të cilët janë nga tre anëtarë për secilën komunë, janë votues të komunave përkatëse. Së dyti, KQZ ka njoftuar kryesuesit e tri kuvendeve komunale, tri grupet nismëtare dhe MAPL-në edhe lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna, mbi bazën e të cilit përllogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20%”.

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri për Arben Vitinë: Si flen natën kur njerëzit kanë kancer, e ju rregulloni mindilin?

Deputetja Janina Ymeri i është drejtuar ministrit Arben Vitia me kritika për gjendjen në shëndetësi, …