leoni

Prokurori i SPAK-ut, Arben Kraja ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës

Prokurori i SPAK-ut, Arben Kraja ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës. Ai ka deklaruara para Këshillit të Mandateve se vendimi është firmosur nga dy prokurorë. Kundër një deputeti duhet të caktohet masa e arrestit me burg ose në shtëpi. Prokurori kërkon autorizim nga Kuvendi”, tha Kraja. Kraja parashtroi relacionin në mbështetje të kërkesës për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha nga Kuvendi i Shqipërisë. SPAK ka regjistruar procedimin penal për veprën penale pastrimi produkteve të veprës penale. Më 2 Tetor 2023, në kuadër të këtij hetimi është vendosur ndër të tjera, regjistrimi i emrit të personin në hetim Sali Berisha, si i dyshuar se ka kryer veprën penale, korrupsioni pasiv. Kjo dispozitë parashikon se kërkimi ose marrja e drejtpërdrejtë ose tërthorazi, ose pranimi i një oferte dënohet me burgim nga 4 deri në 12 vjet. Sali Berisha në cilësinë si kryeministër i Shqipërisë ka kryer veprime aktive, miratim ligjesh me qëllim përshtatjen e tyre, me qëllim kthimin dhe  shfrytëzimin e territoreve ku janë kthyer territore si ish-klubi Partizani. Nga hetimet e kryera deri tani ekziston dyshimi se nga ana e personit. Sali Berisha është konsumuar vepra penale e korrupsionit pasiv, në bashkëpunim.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …