leoni

Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi ka fajësuar sërish kryeministrin Kurti, për pjesëmarrjen e ulët të votuesve shqiptarë në tri komunat e Kosovës Lindore

Shqiprim Arifi ka fajësuar sërish kryeministrin, Kurti për pjesëmarrjen e ulët të votuesve shqiptarë në tri komunat e Kosovës Lindore. Ai ka thënë se dje u përmbyll procesi i zgjedhjeve parlamentare,  duke shënuar pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në tre dekadat e fundit. Javë më herët, kemi paralajmëruar se shqiptarët në Luginë do të bojkotojnë këto zgjedhje, gjë e cila ka ndodhur. Kjo, si pasojë e përfshirjes së kryeministrit Kurti, i cili ka përçarë spektrin politik shqiptarë në këto tri komuna shqiptare në dy lista për garën në zgjedhjet parlamentare. Si rrjedhojë, një shumicë e konsiderueshme e qytetarëve shqiptarë, mbi 60 mijë, zgjodhën bojkotimin e zgjedhjeve si formë proteste ndaj spektrit politik në Preshevë dhe Bujanoc. Përtej arsyeve që çuan në bojkot, është dhe vetëdija e qytetarëve me pritshmëritë nga rezultati që do të sillte deputeti në Beograd, ku fatkeqësisht çdo mandat i deputetit dekadave të fundit i ka zhgënjyer. Shqiptarët nuk presin më që në Beograd një apo dy deputetë të mund të sjellin ndryshime. Historikisht, deputetët, me mungesën e efekasitetit të tyre, nuk kanë arritur të sjellin rezultate pozitive për popullsinë shqiptare të  kësaj ane, sepse në radhë të parë i kanë shërbyer përmbushjes së apetitve personale-partiake, me politika egocentrike, ka thënë Bartësi i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …