PDK

PDK ka refuzuar dhe do të refuzojë takimet konsultative me kryetaren, Vjosa Osmani, lidhur me pranimin e Asociacionit

PDK ka refuzuar dhe do të refuzojë takimet konsultative me Kosovës, Vjosa Osmani, të paralajmëruara nga kjo e fundit për të ndarë shqetësimet dhe brengat rreth draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe që Kosova ka pranuar në fund të tetorit, draft ky që ka lënë të shqetësuar shumëkënd e që përkthehet në një autonomi të plotë politike dhe territoriale për komunat të populluara me shumicë serbe.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se nuk do të merr pjesë në takimet me kryetaren Vjosa Osmani në kohën kur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar takim konsultativ me  te. Takimin për të diskutuar, siç thuhet në ftesë: ‘për zhvillimet aktuale, takim konsultativ’ dhe ku mund të flitet edhe për propozimet që lidhen me dialogun nuk kam shkuar jo për arsye të tjera por për faktin që asgjë nuk del dhe as nuk prodhohet gjë nga një takim i tillë. Është kryeministri i Kosovës ai që e ka prerogativën kushtetuese dhe përgjegjësinë ligjore që ta lëvizë përpara për sa i përket procesit të dialogut duke përfshirë edhe Asociacionin. Kjo nënkupton pranimin, por edhe refuzimin apo propozimin alternativ. I takon kryeministrit, ka nënvizuar, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …