Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka mbajtur konferencë për medie lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve

KQZ ka pranuar gjithsej 13 mijë aplikacione nga diaspora për t’u regjistruar si votues për 6 tetor

Afati për të aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës ka filluar më 30 gusht dhe do të përfundojë më 10 shtator të këtij viti. Prej hapjes së afatit deri sot në mesditë KQZ ka pranuar gjithsej 13 mijë aplikacione nga diaspora për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi. Këto aplikacione janë bërë përmes tri formave, nëpërmjet email-adresave të Shërbimit Votues të KQZ-së, përmes fahut postar të KQZ-së, si dhe fax-it të KQZ-së. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, ku periudha e aplikimit ka qenë vetëm 8 ditë, në zgjedhjet e 2019-s, siç ka bërë të ditur Elezi, periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës do të jetë gjithsej 12 ditë. Për të aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundim të afatit zyrtar.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …