Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

KQZ nesër certifikon subjektet dhe kandidatët për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të ketë mbledhje.  Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së i ka thënë lajmi.net se në rend të ditës do të jetë për shqyrtim dhe miratim rekomandimi për certifikimin e subjekteve dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Fushata për zgjedhjet lokale fillon më 22 shtator dhe subjektet politike, si dhe kandidatët do të kenë kohë një muaj për të shpalosur programet e tyre para qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj përkujton 26-vjetorin e rënies së heronjve Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e rënies …