KQZ: Nga koha e hapjes së vendvotime e deri në ora 11:00, në katër komunat në veri votuan 313 qytetarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se qëp nga koha e hapjes së vendvotime e deri në ora 11:00, në katër komunat në veri votuan 313 qytetarë. Gjatë konferencës së dytë për medie, zëdhënësi i këtij komisioni, Valmi Elezi theksoi se pjesëmarrja më e madhe e votuesve vërehet në Mitrovicën e veriut. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ( KQZ ) në konferencën e dytë të mbajtur lidhur me zgjedhjet në veri ka bërë të ditur se procesi i votimit është duke shkuar në rregull dhe pa ndonjë pengesë. “Procesi i votimit po shkon në rregull dhe pa ndonjë pengesë. Sipas të dhënave pjesëmarrja në proces deri në ora 11:00 është kjo: Leposaviq kanë votuar 28 votues apo 0.21 %. Zubin Potok 65 votues apo 1%. Zveçan 29 votues 0.42% Mitrovicë e veriut 191 votues, apo 1.05 për qind” tha zëdhënsi I Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …