Valdete Daka

Daka: Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje, kryetarët e komunave të pjesës veriore të Kosovës do të zgjidhen

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, ka vlerësuar se pavarësisht pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje, kryetarët e komunave të pjesës veriore të Kosovës do të zgjidhen. Duke komentuar pjesëmarrjen e vogël të serbëve në këto zgjedhje, ajo ka deklruar për Radion Evropa e Lirë se me këtë mosdalje në zgjedhje, serbët janë duke e përcjellë një mesazh te Qeveria e Kosovës, se ata nuk do t’i pranojnë kryetarët, të cilët dalin nga këto zgjedhje. Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka ka shtuar më tutje se nuk do të ketë përsëritje të zgjedhjeve. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse dëmtohet procesi zgjedhor. “Por, në rrethana të rregullta, në rrethana kur qytetarët dalin e votojnë dhe kryejnë detyrën e tyre, mbyllen vendvotimet, numërohen votat… Përsëritje nuk do të ketë”, ka theksuar ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka.

Kontrolloni gjithashtu

Ushtarët çekë dhe moldavë simulojnë sulm të jashtëm në Kosovë

Ushtarët çekë dhe moldavë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe zhvilluan një stërvitje intensive në bazën …