Arbëreshë Krasniqi: Vjosë, ti i shkëpute kontratën në letër Walkerit, por ai gjithmonë̈ do të jetë këshilltarë e mik i popullit të Kosovës

Arbëreshë Krasniqi: NISMA i ka mbrojtur konsumatoret dhe mbështet kategoritë e që kanë qenë të harruara

Në një intervistë për radion Kosova e  Lirë  zëvendësministrja në detyrë e Ministri të Tregtisë dhe Industrisë, z. Arbëreshë Krasniqi ka treguar arsyet pse ka vendosur për t’i hyrë garës për deputete. Ajo ka thënë se gjatë punës në MTI ka shtyrë përpara projekte që kanë financuar punën e gruas me synim mbështetjen e femrave dhe fuqizimin e tyre në shoqëri. Krasniqi ka theksuar se është duke punuar shumë në një plan se si do ta ndryshonim gjendjen e ambientit, sepse kemi shumë ndotje të ajrit, lumenjve, prerje të pyjeve e degradim të tokës bujqësore. Ndërsa në Kuvendin e Kosovës thotë se do të jetë zë i gruas, i nxënësve, policëve, mjekëve, zjarrfikësve, bujqve, studentëve, arsimtarëve. Ajo thotë se programi i NISMA-s është dëshmuar në ministritë që kemi udhëhequr. Ua kemi kthyer dinjitetin pensionistëve, kemi ndërmjetësuar në punësimin e mbi 25 mijë të rinjve, kemi hartuar politika të mbështetjes për kategori që kanë qenë të harruara. Në MTI kemi punuar shumë për prodhuesit vendor. Kemi mbrojtur konsumatorin, kemi mbrojtur fëmijët nga lodrat e rrezikshme, kemi mbështetur prodhuesit vendor si asnjëherë më parë. Ne vetëm do t’i vazhdojmë këto punë të mira,ka thënë ajo ndër të tjera ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …