Jakup Krasniqi

Krasniqi: Me qasjen e kësaj qeverie kushtëzimet për Kosovën nuk kanë të ndalur

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka drejtuar kritika nda kryeministrit, Isa Mustafa dhe ministra të kabinetit të tij qeveritar për gatishmërinë e tyre për të ju përgjegjur pa hezitim kushteve që po i vihen me pa të drejt Kosovës. Ai ka shkruar se Kryeministri Mustafa nuk po kënaqet me kushtet e vëna nga Brukseli por edhe po zbulon kushte te tjera! Kryeministri nuk po mjaftohet më kaq, ai se fundi ka zbuluar edhe një xhevahir të ri: “Pa ratifikimin e demarkacionit, nuk ka ushtri të Kosovës”?! Kështu si ka nisur, nesër do ta “zbuloj” një kushtëzim të ri!!! Pra, nesër mund të thotë: “Pa Zajednicen” nuk ka liberalizim të vizave”?! Ndërsa pasnesër do të pjellin një kushtëzim të ri! Dhe kështu kushtëzimet do të vazhdojnë njeri pas tjetrit. Kështu si ka nisur, do të kemi humbje të reja territoresh e sovraniteti. Asnjë nga këto veprime te Kryeministrit nuk shkojnë në shërbim të mbrojtjes se tërësisë territoriale e të sovranitetit të shtetit. Kushtëzimet e “zbuluara” njëri pas tjetrit nga Kryeministri e të ndihmuar edhe nga Ministrat e Kabinetit të tij, me shtyn të pyes? Me ke dreqin janë, Kryeministri i Kosovës dhe ministrat e tij?, ka pyetur kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …