Duke folur nga Finlanda, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, kryetari i Rusisë, Vladimir Putin iu përgjigj interesimit të medieve në lidhje me bllokun e ri të sanksioneve amerikane që kaluan në Dhomën e Përfaqësuesve. “Do të duhet të shohim tekstin final të këtyre sanksioneve dhe më pas të marrim një vendim. Por ne nuk mund të rrijmë duarkryq. Po na sos durimi dhe do të duhet të hakmerremi ndaj arrogancës amerikane”, sanksionet e reja amerikane janë “ekstremisht cinike”. Paketa e re e sanksioneve e Uashingtonit synon të godasë Moskën për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet presidenciale amerikane, e po ashtu edhe Korenë e Veriut dhe Iranin për programet e tyre të raketave ballistike dhe bërthamore. Por Amerikën kësaj radhe nuk do ta përkrahë Bashkim Europian, ka thënë Jean Claude Juncker.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri Edi Rama: Përplasja është mes “Shqipërisë 2030 në BE” dhe atyre që synojnë të pengojnë zhvillimin e vendit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave të fundit, duke deklaruar se përplasja është mes …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
