Brickos

Ukraina dhe Rusia janë pranë arritjes së një marrëveshje për çështjet kritike

Krerët më të lartë të Kosovës Lindore do të qëndrojnë për një vizitë në Ukrainë

Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi,  pastaj ish-deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, dhe ish-kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raportohet se përfaqësuesit politik të komunitetit shqiptar të Luginës së Preshevës do të takojnë figura të larta politike amerikane, kongresmenë, anëtarë të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden dhe figura tjera politike. Arifi, Kamberi, Mustafa dhe Sinani gjithashtu lajmërohet se do të takohen me përfaqësuesit të komuniteti shqiptaro-amerikan. Ndërkaq, kandidati i listës së shqiptarëve të Luginës për deputet, Shaip Kamberi sipas të gjitha gjasave nuk ka arritur që t’i mbledhë votat e mjaftueshme për ta fituar ulësen në Parlamentin e Serbisë. Për ta fituar një ulëse në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberit i është dashur që t’i mbledhë së paku 609 vota. Kjo ishte hera e tretë që u përsëritën zgjedhjet në njësinë numër 6 në Tërnoc të Bujanocit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …