Personave që janë abuzuar në fëmijëri nëpër kisha, në Francë, mund t'u paguhet dëmshpërblim deri në 60 mijë euro

Personave që janë abuzuar në fëmijëri nëpër kisha, në Francë, mund t’u paguhet dëmshpërblim deri në 60 mijë euro

Personat që janë abuzuar në fëmijëri nëpër kisha në Francë mund t’u paguhet dëmshpërblim deri në 60 mijë euro. Sipas lajmeve të mediave lokale, Autoriteti Kombëtar i Pavarur i Njohjes dhe Kompensimit, i themeluar në fund të vitit 2021 do të vlerësojë shumën e kompensimit për viktimat e abuzimit seksual në fëmijëri në kisha, bazuar në llojin e abuzimit seksual, qëndrimin e kishës ndaj viktimës dhe pasojat në shëndetin e viktimës. INIRR ka përcaktuar shumën maksimale të kompensimit që do të paguajë administrata e kishës si 60 mijë euro. Deri më tani, afërsisht 735 persona në vend kanë aplikuar pranë INIRR për dëmshpërblim material ose jomaterial. Në raportin e lëshuar nga Komisioni i Pavarur për Abuzimin Seksual në Kisha (CIASE) në tetor 2021, vihet re se 330 mijë fëmijë janë abuzuar seksualisht në kisha dhe organizata të lidhura në Francë që nga viti 1950. (Anadolu Agency)

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …