Me aktivitete të shumta u shënua 5 qershori 2022 - Dita Ndërkombëtare e Mjedisit

Me aktivitete të shumta u shënua 5 qershori 2022 – Dita Ndërkombëtare e Mjedisit

Sot më 5 qershor 2022 në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit MMPHI në bashkëpunim me FSK, Komunën e Prishtines realizuan aktivitetin e paraparë nga Këshilli Organizativ i MMPHI-së për pastrim në hyrje -dalje të autostradës Trudë pjesa veriore e Prishtinës. Duke konsideruar vëllimin e kësaj deponie të egër sot filloi largimi i mbeturinave ku u larguan 10 kamion me mbeturina (100m3  mbeturina me mbetje inerte) ku do të vazhdohet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës largimi i tërsishëm i kësaj deponie dhe rivitalizimi i sajë, kthim në hapsirë të gjelbruar por edhe me vendosjen e kamerave për moniturim në mënyrë që kjo mos të kthehet në gjendje të mëparshme. Gjithashtu sipas agjendes për shënimin e 5 Qershorit, “Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit”,  MMPHI në bashkë organizim me OJQ INDEP, KSDW,  Pamkos dhe shoqërinë civile u mabjten aktivitete në platon e Sheshit “Zahir Pajaziti” , në Prishtinë si : Zëvendësimi i qeseve të plastikës me çanta të biodegradueshme dhe Debati i të rinjve në natyrë: “Promovimi i mbrojtjes së natyrës dhe zonave të mbrojtura”. ​ Janë mbajtur aktivitete pastrimi nga 7 Kompanitë Regjionale të Mbeturinave  –KRM-të dhe Ndërmarrjet Publike Lokale -NLP– muaji i mjedisit në koordinim me PAMKOS aktivitete këto të cilat do të vazhdojnë përgjatë muajit qershor.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …