Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli e ka dënuar sulmin e djeshem në Toronto të Kanadasë

Kreu i AKR-së Behxhet Pacolli: Mitrovica do të jetë zemra industriale e Kosovës

Kreu i AKR-së njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behxhet Pacolli, e ka quajtur komunën e Mitrovicës, bastion të AKR-së. Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve të balotazhit, Pacolli tha se koha dhe qytetarët e Mitrovicës i dhanë të drejt Agim Bahtirit, duke shtuar se ky i fundit është shembulli më i mirë i njeriut të punës. Sipas Pacollit, Mitrovica shumë shpejt do të jetë zemra industriale e Kosovës.

“Koha, dhe qytetarët e Mitrovicës i dhanë të drejtë Agimi Bahtirit. Agimi kishte besim se do fitonte edhe i vetëm. Agimi i zgjodhi vetë aleatët. Agimi fitoi duke i tërhequr me zor pas vetes dhe skeptikët. Agimi fitoi se ishte njeri i popullit, se dinte të thoshte fjalë që shkojnë në zemrën e popullit, se ka ditur të punojë. Agim Bahtiri është shembulli më i mirë i njeriut të punës. Në Mitrovicë, megjithëse mediat nuk duan ta shohin, janë bërë përparime të mëdha. Edhe më shumë përparime do të ketë, nëse Qeveria do ta ndihmojë Mitrovicën. Urime Agim, që e lartësove sërish AKR-në në bastionin e vet, Mitrovicë. Mitrovica shumë shpejt do të jetë zemra industriale e Kosovës, një zonë themelore për zhvillimin e vendit tonë”, ka shkruar në rrjetin social Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit

Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …