Statistikat demografike saktësojnë se Serbia po plaket dhe dalëngadalë po zhduket

Numri i banorëve në Serbi po zvogëlohet shumë shpejt, rreth 1.200 vendbanime janë në procesin e zhdukjes së plotë

Gazeta “Novosti” e Beogradit bën të ditur se shumë fshatra në Serbi jo vetëm po shpopullohen por ato edhe po “vdesin”. Në ato fshatra  në 86 për qind të tyre, numri i banorëve po zvogëlohet në mënyrë drastike, derisa rreth 1.200 vendbanime fshatare  janë në procesin  e zhdukjes së plotë. Madhësia e tyre territoriale është e përafërt me gjithë territorin e Kosovës. Përveç tendencës negative demografike, një prej problemeve kryesore të fshatrave të sotme është edhe gjendja jo e mirë ekonomike dhe fragmentimi i pasurisë, si dhe numri gjithnjë më i madh i banorëve të moshuar. Mirëpo problemet më të mëdha janë vërejtur në rajonet malore”, ka thënë Dragan Shkoriq, kryetar i Këshillit për fshatra në Akademinë Serbe të Shkencave. Për këtë arsye, tani në Serbi ekzistojnë më shumë se 50.000 shtëpi të boshatisura dhe të paktën trefish kaq shtëpi që janë jashtë përdorimit”, ka thënë akademiku Shkoriq rreth studimit të SANU-së për shkatërrimin e fshatrave serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Raportimi i drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në Komisionin për Siguri e Mbrojte, ka shkaktuar tensione

Raportimi i drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në Komisionin për Siguri dhe Mbrojte, …