Kreu i shtetit, Hashim Thaçi e ka pritur sot Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetin

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi e ka pritur sot Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetin

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në një takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetin, i cili i ka dorëzuar kreut të shtetit raportin vjetor të punës së BQK-së për vitin 2017. Thaçi e ka përgëzuar guvernatorin Mehmeti dhe gjithë stafin e BQK-së për punën që janë duke e bërë në ruajtjen e stabilitetit financiar dhe në mbështetjen e politikave të përgjithshme ekonomike të Qeverisë së Kosovës. Nga ana tjetër, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, e ka falënderuar kryetarin për mbështetjen që i ka dhënë BQK-së, duke e informuar atë për punën e deritashme dhe prioritet për vitet e ardhshme. Thaçi ka thënë se Banka Qendrore duhet të vazhdojë punën e saj, bazuar në parimet e ekonomisë së tregut të hapur dhe konkurrencës së lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …