Kryeministri Haradinaj: Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është sfidë për shtetin

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj: Familja Jashari mbetet rast unik, i flijimit për liri dhe dinjitet

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në seancën solemne për nderë të Epopesë së UÇK-së ka thënë se familja Jashari ka mbetur përjetësisht në kujtesën e kombit si rast unik i flijimit për liri dhe dinjitet. “Disa nga më të mirët tanë zgjodhën që jetën t’ia dhurojnë atdheut, përpara frikës zgjodhën rezisterncës, zgjodhën kryengritje para dorëzimit. Familja Jashari përshpejtoi kohën, mbeti përjetësisht në kujetsën e kombit si rast unik i flijimit për liri e dinjitet. Jam i bindur që historia nuk do të përsëritet përderisa jemi unik dhe nuk kemi frikë ta shohim të nesërmen me sy”, është shprehur kryeministri, raporton lajmi.net.

Ai ka shtuar se së pari duhet të shohim ku jemi në raportin e ndërtimit të shtetit. “Në këtë shtëpi ranë në altarin e lirisë, bijat dhe bijtë e zgjedhur të atdheut. 20 vjet pas flijimit duhet të reflektojmë për të djeshmen për të sotmen dhe për të nesërmen.Miqtë na porosisin të ndërtojmë paqen për të gjithë sepse ajo është më e vështirë se lufta. Ne kemi ecur 20 vjet në liri dhe të arriturat janë të dukshme por liria ka dimensione të tjera. Nga këtu i ftoj të gjithë për t’i mbrojtur idealet e lirisë, për të ndërtuar Kosovën e së ardhmes, Kosovën pjesë e familjes evropiane”.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …