Promovohet poema Adem Jashari me autor Ilir Shaqirin, vlerësohet si vepra me të plotë që vjen në këtë 20-vjetor

Promovohet poema Adem Jashari me autor Ilir Shaqirin, vlerësohet si vepra me të plotë që vjen në këtë 20-vjetor

Në kuadër të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot me 5 mars është promovuar poema Adem Jashari, me autor këngëtarin e mirënjohur shqiptar Ilir Shaqiri.

Profesor, Shyqeri Galica e bëri një prezantim për këtë aktivitet kulturor në kuadër të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së. Ai e lexoi një biografi të këngëtarit Ilir Shaqiri, të cilin e vlerësoi lartë për kontributin e tij në çështjen kombëtare nga këndi i artistit. Në 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar ai e nxori albumin e tij. Ky këngëtar ka preokupim edhe për letërsinë. Deri tani ka botuar disa libra por edhe është autor i disa filmave dokumentar. Qindra këngë u ka kushtuar dëshmorëve të kombit. Puna e tij është çmuar kudo ku ka shqiptar. Poema  e sapo dalë nga shtypi Adem Jashari me 10 mijë kopje, është libri i rradhës që do të shpërndahet falas.

Abdyl Kadolli, ka folur për veprën Poema Adem Jashari, të cilën e vlerësoi si veprën me të plotë që vjen në këtë 20-vjetor. Kjo poemë ka 28 këngë që  konsiston me ditëlindjen e Komandantit Legjendar dhe Ditën e Flamurit kombëtar.

Recensuesi i librit gjeneral Kudusi Lame, ka folur për Poemën Adem Jashari. Sipas tij kjo vepër e madhe sjell dashurinë e Ademit për tokën e tij, për familjen, për atdheun e copëtuar. Jasharajt paraqiten si gjymtyrë e atdheut e që na ndërgjegjëson të gjithë neve për të. Komandanti Adem Jashari na paraqet heroin që kërkoi të bëhej Atdheu se bashku me 60 Jasharajt e tjerë që luftuan me 8 mijë forca serbe, 4 mijë nga ta benë vetëm rrethimin. Por rënia e Jasharajve e krijoj një shtet, theksoi ndër të tjera gjeneral Kudusi Lame.

Edhe recensenti tjetër Arben Veselaj tha se në përvjetorin e 20-të Iliri i rikthehet Adem Jasharit jo me këngë kësaj rradhe por përmes letërsisë.

Për publikun artëdashës aktorët: Bujar Asqeriu, Yllka Mujo, Llesh Nikolla recituan pjesë nga kjo Poemë.

Në fund u lansua kënga premierë me Autor Korab e Ilir Shaqiri Ata u bënë Dritë.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Vetëvendosja ka shpallur zgjedhjet e brendshme lidhur me kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit

Vetëvendosja ka shpallur zgjedhjet e brendshme lidhur me kandidatët për kryeministër për zgjedhjet e 9 …