leoni

Kristo Zharkalliu: 45 gazetarët e kërcënuar po i presin me lule dhe kuletën plot te Statuja e Lirisë

Kristo Zharkalliu: 45 gazetarët e kërcënuar po i presin me lule dhe kuletën plot te Statuja e Lirisë

Kam njohur mjaft gazetarë shqiptarë gjatë këtyre afro 30 viteve “demokraci shqiptare” por kam pas njohur shumë më tepër gazetarë të huaj me të cilët kam pasur miqësi edhe pse kishim mospajtime ndërmjet nesh.

Kam pasur biseda me shumë gazetarë nga vendi ku po jetoj afro 60 vjet. Megjithë ndryshimet politike asnjëherë nuk është ankuar dikush se rrezikohet (me përjashtim të shtatë vjeçarit të juntës fashiste) mbasi e dine se katakteri punës së tyre zbuluese dhe hulumtuese ngahera paraqet rrezik,por për këtë janë të vetëdijëshëm, madje krenarë dhe nuk ankohen as kanë ndërmend të braktisin vendin e tyre dhe të kërkojnë…strehim politik në një vend tjetër, si Sh.B.A.

Vendi më i madh i demokracisë nuk është një vend ideal për të qënë i qetë se nuk rrezikohesh. Shumë nga këta-gazetarët dhe reporterët e këtij vendit  (SHBA) dërgohen në frontet e nxehta të luftës madje shumë prej tyre kanë humbur dhe jetën në luftë, duke kryer punën e tyre. Del vetvetiu pyetja:  Sa NGA KËTA KANË QËNË SHQIPTARË? Deri sot nuk kam dëgjuar për asnjë shqiptar hero-gazetar…

Askush nuk do të donte që edhe gazetarë nga Shqipëria e vogël të humbnin jetë në frontet e luftës (më sa di as në luftën e Kosovës) Por gjatë trazirave të vitit 1996-ës shumë gazetarë duke besuar se ishin të kërcënuar kaluan kufirin dhe erdhën në Greqi ku më kot kërkuan strehim politik. Mund të përmend disa prej tyre (më të njohurit) me të cilët u njoha në Athinë: Kristo Mërtiri, i cili bashkëpunoi  për pak kohe dhe me një gazetë të emigracionit; Ylli Pollovina i cili nuk qëndroi shumë kohë , akoma dhe Frrok Çupi (të gjithë këta deri atëhere konsideroheshin gazetarë besnikë të regjimit diktatorial, dhe kundërshtarë të Berishës(!) pamvarësisht se ç’u bë më vonë…) qarkullonte në rrugët e Athinës si i përndjekur i regjmit berishian.

Nuk do të flasim për të famëshmin Hyskë Borobojkën me të cilin pata një korrrespodencë të bukur në një gazetë të emigracionit…Do të veçojmë ama njërin nga të gjithë këta i cili menjimënd i u kërcënua jeta jo vetëm e tij por edhe të familjes. Fjala është për gazetarin e mirënjohur Abdurahim Ashikun i cili nuk guxoi të kthehej më në Atdhe si bënë të tjerët. E megjithatë ndonëse kishte fakte se ishte keqtrajtuar dhe kërcënuar, askush nuk i dha strehim politik si na kërkokan 45 gazetarët e sotëm që duan të braktisin vendin dhe të punësohen në CNN, Washington Post, New York Times dhe në  qëndra të tjera të famëshme botërisht që duket se presin këta.

Pse e gjithë kjo histeri? Sepse dikush i çmëndur-ose kriminel- gjuajti me breshëri automatiku mbi banesën e prindërve të një gazetare. Gazetaren në fjalë as e njoh as kam ndonjë dashamirësi të veçantë ndaj saj. Kërcënimi i jetës së saj-qoftë tërthorazi- duhet dënuar. Nga ana tjetër nuk mund të mos ndiej neveri dhe (turp) kur del  një shoqatë e gazetarëve dhe deklaron se 45 gazetarë (vërtet sa gazetarëka Shqipëria e vogël?) kanë kërkuar azil politik në Amerikë se u rrezikuaka jeta në Atdheun e tyre?! Ç’kujtojnë këta se amerikanët janë kaq naivë?

Pohoj dobësinë time. Nuk banoj në Shqipëri dhe  nuk e njoh plotësisht realitetin e sotëm shqiptar. Megjithatë ndihem keq-shumë keq- kur nuk dëgjon ose lexon asnjë shqiptar të thotë një fjalë të mirë për vendin e vet. Kudo dhe kurdo bërtasin, shkruajnë se të gjithë shqiptarë duan të braktisin vendin e tyre. E di se kjo nuk është e vërtetë se njoh plot njerëz që jetojnë më së miri në Atdhe. Ajo që më indinjon më shumë janë komentet e disa emigrantëve që u pëlqen të errësojnë të vërtetën shqiptare duke e krahasuar me vende të tjera. Disa të “zgjuar” që jetojnë në Greqi (grate e tyre në përgjithësi punojnë pastruese në shtëpitë ose hotelet e vendasve) bëjnë krahasimet  e turizmit shqiptar me atë grek dhe thonë sa keq janë shqiptarët dhe sa të mirë janë grekët thua se në Greqi nuk ka aspak prapësi.

HARROJNË SE TURIZMI NË Shqipëri është në hapat e para dhe shkon shumë mirë. Ose disa të “zgjuar” të tjerë-në përgjithësi kosovarë që bëjnë komente e  bëjnë krahasime  e Shqipërisë me Zvicrën. Meqënëse i njoh të dyja këto vende (jeta ime vitet e fundit është ndarë ndërmjet Greqisë dhe Zvicrës) dua t’u them: Ju njoh mirë se si jetoni dhe si punoni-dhe kjo jo për fajin tuaj por ju lutem: thoni një fjalë të mirë për Shqipërinë… Nuk ju kushton gjë veçse pak krenari.Krenohuni me vendin tuaj si bëjnë grekët kudo në botë, si bëjnë të gjithë emigrantët dhe të çrrënjosurit që, megjithë vuajtjet e tyre nuk shajnë vëndlindjen e tyre.

U kërkojhmë shumë shqiptarëve emigrantë që ankohen në kupë të qiellit kur vonohen pakëz në doganën shqiptare ama nuk bëjnë “gëk” kur greku i mban në radhë orë të tëra. Është për të vënë kujën për antishqiptarizmin e vetë shqiptarët!

Uroj që këta 45 gazetarë të mashtrojn ë amerikanët(!!!) (që na qënkan kaq syleshë) dhe të fitojnë strehimin politik. Shpresoj që në mes të këtyre të jetë dhe Lala, Çani, e shumë të tjerë. Veçse do të isha tepër kureshtar të dija se ç’punë do të bëjnë këta në Amerikë e kudo gjetkë se nuk besoj që amerikanët do t’i presin me lule dhe nga një kuletë plot dollarë tek Statuja e Lirisë.

Duke përfunduar dua të shpresoj se personat që krijuan gjithë këtë zallahi me kallashnikovin e tyre të kapen dhe të japin llogari.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …