Christopher Hill

Kristofer Hill: Nuk do të dorëzohemi derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë

Ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill  ka deklaruar se  nuk do të dorëzohet derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, pasi është elementi kryesor i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Ai i jep dy arsye Amerikës të këmbëngulë në formimin e menjëhershëm të Asociacionit. Jrijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të jetë elementi kyç në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të gjithë ndërmjetësit në dialog thonë sa më shpejt aq më mirë”, deklaroi Hill, raporton e përditshmja serbe “Danas”. Sipas tij janë dy arsye për këtë veprim. E para është se serbët e Kosovës janë të sigurt se Asociacioni duhet të formohet dhe e dyta është se komuniteti i Serbisë duhet ta dijë se çfarë përmban e ardhmja dhe se kjo është arsyeja pse SHBA-ja e merr këtë obligim “me seriozitetin më të madh”. Hill ka thënë se nuk dëshiron të flasë në emër të të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, por e përmendi si prioritet kryesor. Do të bëjnë çmos që të përmirësojnë bashkëpunimin me Serbinë në fusha të ndryshme, ka saktësuar ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …