Kroacia e gatshme për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović. Temë e takimit ishte thellimi i bashkëpunimit ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë. Ministrja Bajrami e informoi ambasadoren kroate rreth proceseve ekonomike nëpër të cilat po kalon vendi si dhe për angazhimet e Qeverisë së Kosovës në realizimin e agjendës ekonomike, përfshirë edhe implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

Në anën tjetër, ambasadorja Kapitanović shprehu gatishmërinë e shtetit kroat për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike me Republikën e Kosovës. Ajo tha se Kroacia do të ofrojë mbështetjen e saj për Kosovën edhe sa i përket implementimit të MSA-së, meqë Kroacia e ka të freskët këtë përvojë e cila mund t’i ndihmojë Kosovës që të përfitojë nga kjo marrëveshje. Bashkëbisedueset u pajtuan që të intensifikohet puna e përbashkët institucionale me qëllim të identifikimit të projekteve dhe fushave konkrete të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe investimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …