KRU “Prishtina” kërkon nga qytetarët të mos hedhin mbeturina inerte në rrjetin e kanalizimit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve të mos hedhin mbeturina inerte në rrjetin e kanalizimit sepse ato po shkaktojnë probleme të shumta dhe po bllokojnë rrjetin e kanalizimit. “Ekipet e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” kanë punuar në shumë raste të pastrimit të pusetave që janë mbushur nga gjësende që kanë bllokuar rrjetin e kanalizimit. Përveç që duhet intervenuar me doemos në sistemin e rrjetit të ujërave të zeza, zhbllokime e pastrime, vështirësitë që hasin ekipet e mirëmbajtjes janë të panumërta, sa që pavarësisht suksesit në zgjidhjen e problemit në kolektorë e puseta, koha e zhbllokimit tej zgjatet. Po ashtu, arsyet janë të panumërta filluar nga papërgjegjësia e faktorit njeri, hedhja e gjësendeve të ngurta e të lëngëta, peshat e rënda me mbeturina të ngurta, e mbeturina të tjera andaj ne ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar për ruajtjen e rrjetit të kanalizimit duke mos hedhur mbetje inerte e gjësende të tjera që bllokojnë rrjedhën normale të ujit nëpër kanalizime, thuhet në komunikatën e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …