leoni

Muharremaj: Për pjesëmarrjen e Haradinajt në dialog me Serbinë vendos Këshilli Drejtues i AAK

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj ka deklaruar se për pjesëmarrjen e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt në dialogun me Serbinë. Ai ka deklaruar për “Ekonomia Online” se është Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që do të vendos nëse lideri i AAK-së. Ramush Haradinaj do të marr pjesë në dialogun me Serbinë. “Unë jam orientuar në menaxhimin e komunës kështu që janë organet e partisë, Këshilli Drejtues që marrin vendime sa i përket dialogut me Serbinë. Vendos Këshilli Drejtues se a do të jetë pjesë e dialogut zotëri Haradinaj, ka theksuar anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj. Ai ka shfaqur bindjen e tij se do ta qeverisë komunën e Therandës edhe në mandatin e ardhshëm dhe se qytetarët do ta votojnë për të qenë edhe mandantin e ardhshëm kryetar i kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …