Natyra Kuçi

Kryekuvendari, Glauk Konjufca, i kërkon 15,000 euro zyrtares së PSD-së, Natyra Kuçi, për shpifje

Kryekuvendari, Glauk Konjufca, ka ngritur padi për shpifje ndaj anëtares së Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, duke kërkuar dëmshpërblim prej 15 mijë euro. Lajmi u raportua në media, ndërsa Natyra Kuçi e ka ironizuar  përmes një postimi. Natyra Kuçi ka shkruar me ironi se dëmshpërblimi mund t’i nevojitet Konjufcës për të punësuar një të afërm. Hajt krisja shahut Glauk, se për shah, shpifje e manipulim, ti je ekspert.  Për shpifjet e fyerjet e dikurshme të Glaukut se Drenica është perëndimi i egër, nuk kishte  reaguar asnjë drenicas, pasi asokohe Glauku sapo ishte larguar nga SHIK-u për shkaqe ende jo sa duhet të sqaruara.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …