Kadri Veseli

Kryekuvendari, Kadri Veseli shprehet shumë optimist për vitin 2017

Kryekuvendari Veseli shpreson që qytetarët e vendit të fillojnë një vit të mbarë dhe me shumë suksese në vitin 2017. Sipas tij  viti i ardhshëm do të jetë  vit i integrimit euro-atlantik dhe do të zgjidhet çështja e liberalizimit të vizave. Uroj të gjithë qytetarët e Kosovës për një vit më të mirë dhe me më shumë suksese në vitin 2017. Ne jemi popull i vogël dhe na nevojitet më shumë përkushtim në ndërtimin e shtetit tonë për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë. Objektivi im personal është që të dominojë agjenda zhvillimore e Kosovës. Kemi shpenzuar shumë kohë me sulme e debate personale dhe me hatërmbetje për të kaluarën ,ndërkohë që është neglizhuar e ardhmja. Ne nuk duhet të lejojmë të mbesim peng i së kaluarës, por si vendimmarrës të bëjmë më të mirën për ta nxjerrë Kosovën nga varfëria dhe për të hapur vende të reja pune”, deklaroi Veseli për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj

AAK “propozon” Albin Kurtin për komisionin e fshehtë – një tallje politike në Kuvend

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe …