Kryekuvendari Veseli ka vënë gurthemelin e shkollës së re “Ismet Rraci” në Klinë

Kryekuvendari Veseli ka vënë gurthemelin e shkollës së re “Ismet Rraci” në Klinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e vënies së  gurthemelit të  shkollës së re “Ismet Rraci”, në Klinë, ka thënë se investimi në edukim është interes nacional i shtetit tonë të ri. Investimi në infrastrukturën fizike është i domosdoshëm, por ajo që Kosovës i duhet urgjentisht është edhe investimi në cilësinë e edukimit, të cilin e marrin fëmijët dhe të rinjtë tanë. “Shkolla që sot po përurojmë, mbanë emrin e Ismer Racit një burri të nderuar të Klinës, një aktivisti të palodhur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, emrin e ish-kryetarit të komunës së Klinës”, ka thënë ai dhe ka shtuar se eaportet e fundit ndërkombëtare flasin për një gjendje jo të kënaqshme në arsim. E kam fjalën për studimin e organizatës ndërkombëtare ‘PISA’, e cila na radhitë shumë poshtë në matjen e nivelit të shkathtësive dhe diturive që fitojnë sot fëmijët në shkollat tona. Këtë gjendje nuk mund ta tolerojmë. Nuk mund të ketë më justifikime për mosveprim në reformimin e sistemit edukativ në Kosovë”, është shprehur Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …