Veterani i luftës së UÇK-së, Pren Marashi, i cili gjatë luftës së fundit në Kosovë ishte Komandant i Batalionit të 4 të Brigadës 138, në një prononcim për radion Kosova e Lirë lidhur me kategorizimin për pensionet e invalidëve të UÇK-së, është shprehur: Pritet të ketë mospajtime por duhet pasur parasysh se nuk është pjesëmarrja në luftë e njëjtë për të gjithë. Unë personalisht më shumë do isha i mendimit që të pastrohen listat gjer në detale dhe të largohen ata që kanë zënë vendin pa merita dhe pa angazhim asnjë ditë në luftën e UÇK-së. Ky kategorizim është i paraparë edhe në ligj, dhe janë lojnat e qeverise se gjoja janë duke rregulluar diç. Nëse lexohet ligji shihet qartë se kategorizimi është dashtë të bëhet gjatë aplikimit. Pastaj janë kategorizimet me pjesëmarrje në fushëbeteja në hierarki komanduese etj. Por ndodhi kjo që ndodhi dhe tani pasojat po i bartin veteranet e vërtetë! Nëse ka pas interes dikush t’i ndihmojë dikujt, nuk është e moralshme që t’i ndihmoj përmes gjakut të dikujt tjetër.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …