Ministrja, Hykmete Bajrami

Ministrja Hykmete Bajrami ka reaguar në një shkrim joprofesional dhe tendencioz në RTKLIVE’

Lidhur me shkrimin e portalit ‘RTK Live’, të botuar sot me datë 29.12.2016, me titull “Ministrja Bajrami, sulm personal ndaj Mustafës, i zbriti rrogën burrit,” dëshiroj të sqaroj se ky shkrim është krejtësisht tendencioz, jo-profesional dhe përpjekje për dezinformimin e opinionit.  Si anëtare e Qeverisë së Republikës së Kosovës, pikëpamjet e mia lidhur me çështjen e subvencionimit të ndërmarrjeve publike i kam shprehur në takimin e Qeverisë por edhe herëve tjera. Ashtu siç është në dijeni opinioni publik, këto ndërmarrje në disa raste janë duke operuar me humbje si rezultat i menaxhimit jo-profesional dhe në mospërputhje me parimet e qeverisjes korporative. Përpjekja e artikullshkruesit për t’i ndërlidhur deklaratat të mia rreth kësaj teme me motive personale dhe familjare është përpjekje e qëllimshme për ta anashkaluar dhe tërhequr vëmendjen e publikut nga çështja kryesore, siç është dëmtimi milionësh i buxhetit të Kosovës, tek çështje krejtësisht triviale dhe të cilat nuk kanë asnjë ndërlidhje me rastin.

 Deklarata e plotë:

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur dje, me datë 28 dhjetor 2016, e kam bërë të qartë që si ministre e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe si qytetare e këtij vendi asnjëherë nuk jam pajtuar dhe nuk pajtohem që ndërmarrjet publike të cilat po punojnë me humbje të kërkojnë financime nga buxheti i taksapaguesve të Kosovës, buxhet të cilin po mundohemi ta kalojmë çdo ditë e më shumë në funksion të investimeve kapitale me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Lidhur me dëmin e madh të pësuar në rastin e arbitrazhit të Telekomit të Kosovës, dëshiroj ta bëj të qartë pikëpamjen time, e cila po tentohet të deformohet me qëllim ashtu siç ka ndodhur në artikullin joprofesional dhe tendencioz të portalit RTK LIVE, se kërkoj edhe një herë që secili zyrtar i cili mund të ketë bërë shkelje ligjore të cilat kanë ndikuar në dëmtimin e buxhetit publik të Republikës së Kosovës duhet të jap përgjegjësi. Unë nuk jam marrë dhe as nuk e kam ndërmend të merrem me individë të caktuar sepse nuk paragjykoj fajësinë individuale të askujt, por u bëj thirrje organeve kompetente që të merren me gjetjen e përgjegjësve në mënyrë që secili individ të merr përgjegjësinë e duhur për veprimet e tij. Tentativa e artikullshkruesit për t’i ndërlidhur deklaratat të mia rreth kësaj teme me motive personale dhe familjare është përpjekje e qëllimshme për ta anashkaluar dhe tërhequr vëmendjen e publikut nga çështja kryesore, siç është dëmtimi milionësh i buxhetit të Kosovës, tek çështje krejtësisht triviale dhe të cilat nuk kanë asnjë ndërlidhje me rastin.

 

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, paralajmëroi bashkëpunim me opozitën për të mbajtur zgjedhjet

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka paralajmëruar bashkëpunim me opozitën për ta çuar …