Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar vizitën zyrtare në Turqi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar vizitën zyrtare në Turqi

Kryetari i  Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar vizitën zyrtare në Turqi, duke vënë kurorë lulesh në Mauzoleun e Qemal Ataturkut, në Ankara, ku edhe u nënshkrua në Librin e Kujtimeve. Ai i ka filluar vizitat zyrtare me takime të ndara me kryetarin e Parlamentit turk, İsmail Kahraman, dhe me kryeministrin, Binali Jıldırım. Me kryekuvendarin  turk, Thaçi ka biseduar për marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Turqisë dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërparlamentar. Thaçi u shpreh se Kosova është mirënjohëse që Turqia ka qenë ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë,  që në ditën kur Kosova ka shpallur atë si dhe përkrahjen e vazhdueshme për sigurimin e njohjeve të reja dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, thuhet mes tjerash në njoftimin e Presidencës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …