Veseli: Kosova do të përfitojë dhjetëra miliona dollarë donacione nëpërmjet Koorporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit

Kryekuvendari Veseli: Kriza e refugjatëve mund ta rrezikojë padrejtësisht liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vlerësuar se skepticizmi brenda BE-së në lidhje me krizën e refugjatëve dhe keqpërdorimin e liberalizimit, mund ta rrezikojë heqjen e vizave për Kosovën. Veseli në televisionin publik ka thënë se kjo do të ishte një padrejtësi për Kosovën.  “Mund të na vë në rrezik padrejtësisht liberalizimin e vizave, pse do të duhej të paguanim çmim përderisa ato vende që kanë këso probleme do të vazhdonin të lëviznin lirshëm. Jemi duke siguruar se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk do të thotë abuzim me lëvizjen e lirë”, ka thënë Veseli.

Sipas Veselit këto probleme nëpër vendet e BE-së e kanë komplikuar situatën. “Duhet ta pranojë faktin që brenda vetë spektrit të BE-së ka skepticizëm që është duke bartuar nga procesi zgjerimit, njëjtën kohë me këtë procesin e refugjatëve dhe keqpërdorimin në liberalizimin e vizave. Kjo ka krijuar situatë më të komplikuar, e cila dy vite më herët nuk do të ishte vërejtur”, thotë kryeparlamentari Veseli.

“Kjo ndërlidhet me vende si Gjeorgjia, Ukrania por edhe Shqipëria e Maqedonia që kanë qytetarë të shumtë që kërkojnë azil”, theksoi Veseli. Kryeparlamentari gjithashtu foli edhe për vizitat nëpër vendet e BE-së. Ai theksoi se po tentojnë t’i bindin vendet e BE-së se Kosova ka nevojë për liberalizimin e vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …