Kryekuvendari Veseli: Mujë Krasniqi ishte bërë shpejt shembull se si duhej të ishte luftëtari i lirisë

Kryekuvendari Veseli: Mujë Krasniqi ishte bërë shpejt shembull se si duhej të ishte luftëtari i lirisë

Në Akademinë përkujtimore për heroin e kombit, Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij të rënë dëshmorë, më 14 dhjetor të vitit 1998, të malet e Pashtrikut, mbajti një fjalë para të pranishmëve,   kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ai deklaruar se Mujë Krasniqi ishte bërë shpejt shembull se si duhet të jetë luftëtari i lirisë, ndërsa ka rikujtuar rënien e tij aty ku ranë mijëra shqiptarë, në kufirin që për gati një shekull e ndante mizorisht kombin shqiptare. Veseli, ndërkohë, ka vendosur që salla alternative e Kuvendit të Kosovës ta mbajë numrin “506”, që ishte shifra simbol e Mujë Krasniqit gjatë luftës.

Më pas kryekuvendari Kadri Veseli ka përkujtuar kohën kur ka rënë dëshmor Mujë Krasniqi para 18-vitesh. Ai tha se  “Në lartësitë e ftohta të Pashtrikut, atë ditë, bashkë me 41 luftëtarë të lirisë, ne humbëm njërin nga komandantët më emblematik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mujë Krasniqin. Dhimbja ishte e madhe, por edhe vendosmëria për të vazhduar rrugëtimin e Mujës ishte e pathyeshme te çdo pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si pjesëtar i celulave të para të UÇK-së, Mujë Krasniqi u bë shpejt shembull se si duhet të jetë luftëtari i Lirisë. Muja ishte kudo ku e kërkonte detyra ndaj atdheut, në aksione, organizime, në konsolidimin dhe strukturimin e njësiteve të UÇK-së. Të gjitha këto vlera e bënë atë natyrshëm komandant të njërës prej Brigadave më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Brigadës 113. Ishte pikërisht kjo Brigadë, që nën udhëheqjen e Mujë Krasniqit, gjatë verës së vitit 1998, përballoi me sukses sulmet më të rënda të makinerisë ushtarake serbe, duke mbrojtur popullatën civile dhe territorin e lirë në Zonën e Drenicës. Muja nuk u ndal asnjëherë tha mes tjerash në fjalën e tij, kryekuvendari Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …