Halepi po vuan nën “thundrën e përdhunës” gjakatare ruse, assadiste e iraniane

Halepi po vuan nën “thundrën e përdhunës” gjakatare ruse, assadiste e iraniane

Halepi po vuan nën “thundrën e përdhunës” gjakatare ruse assadiste e iraniane. Ky koalicion djallëzor i dy shteteve të huaja dhe i regjimit fashist, assadist, Sirinë e ka kthyer në gërmadhë, ndërsa fundi i mizorisë dhe çmendurisë po derdhet mbi banorët e Halepit, qytetit historik i qytetërimit islam dhe tërë botës myslimane dhe jo vetëm i asaj.

Halepi po vuan nën “thundrën e përdhunës” gjakatare ruse, assadiste e iraniane

Burimet e fundit thonë se të paktën 20 gra kanë vrarë veten në mënyrë që të shpëtojnë nga përdhunimet.  Qindra të tjerë janë të plagosur, ata qëndrojnë të shtrirë  në rrugë e sheshe dhe askush nuk i ndihmon sepse  breshëria e  bombave nuk ka të ndalur për asnjë çast. Masakra vazhdon akoma, ndërkohë burime nga Halepi  thonë se forcat qeveritare kanë ekzekutuar 180 persona duke i rreshtuar në një fushë.

Sodomia ruse-iraniane po e derdh mllefin barbar kundër tërë një populli, i cili u mashtrua keq në fjalën demokraci dhe u dogj në përpjekje për të kapur vlerat e saj. Sirianët ishin të bindur se Amerika dhe NATO-ja nuk do t’ i linte në duar të djallit alavit Assad. Shumëkush besoi, por të gjithë u zhgënjyen, ndërsa sirianët e paguan me kurriz mendjelehtësinë e tyre. Ata sot po përballën me bishën shumëkrerëshe fashiste, po përballën me mizorinë e pa parë e të padëgjuar ndonjëherë në trojet e tyre.

Halepi po vuan nën “thundrën e përdhunës” gjakatare ruse, assadiste e iraniane

Dhe derisa fashizmi i ri i markës, “Kremlin-Teheran” po vringëllim fitoren satanike mbi Halep, bota po dëgjon dhe po bën sehir. Asnjë protestë e botës islame, arabe, asnjë ndihmë, asnjë përpjekje për kundërvënie, sepse ka vdekur shpresa se Amerika dhe bota perëndimore do të ndihmojë myslimanët, të cilët nuk bëhen kurrë bashkë rreth një qëllimi dhe kurrë nuk e mbrojtën njëri tjetrin.

Halepi sot ishte vend për reflektim, dhembje e mëshire, që nuk ekziston.

Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power, Halepin e krahasoi me Srebrenicën e Ruandën dhe bërë thirrje të ndalet dora e krimit, por fjalët e saj i mori era, sepse pas nënshtrimit të Sirisë, as Amerika nuk është më ajo që ishte. Ditë më parë sekretari amerikan, Kerry, kërkonte  nga fashistët rusë, asadistë e iranianë të tregojnë mëshirë ndaj popullatës civile. Asnjë adresim force, asnjë pipëtimë, asnjë shpresë…

Halepi po vuan nën “thundrën e përdhunës” gjakatare ruse, assadiste e iraniane

Kështu dikur heshtnin dhe përtypnin mjerimin e tyre popujt e Evropës kur Kasapi Hitler po shfaroste hebrenjtë.

Kosova, e frikësuar me gogolin e islamit, qysh kur ka filluar lufta në Siri, më në fund foli.

Dje, më 13 dhjetor 2016, Radio Kosova e Lirë kishte postuar një shkrim për krimet në Halep dhe kishte kritikuar mediet e vendit, që nuk kishin dhënë asnjë lajm për krimet e tilla mizore. E lexuan apo jo shkrimin nuk e di, por sot, më 14 dhjetor 2016 ishte një garë e vërtetë e medieve për të prezantuar sa më shumë lajme nga Halepi, aq sa disa gazetarë filluan që, trajtën italiane “Aleppo” ta zëvendësojnë me fjalën shqipe, Halep, me Halepin e kohës së Ibrahim Pashait, i cili me forcat e veta shqiptare dhe siriane e kishte çliruar Sirinë në vitin 1831 nga forcat franceze dhe e kishte mbrojtur për të mos rënën nën forcat e Perandorisë turke.

Halepi po vuan nën “thundrën e përdhunës” gjakatare ruse, assadiste e iraniane

Sot nuk i shanë dhe nuk i fyen për së vdekuri shqiptarët që dhanë jetën në Siri, në luftë kundër Assadit. Vetëm sot, as edhe ekspresi i çoroditur  nuk i  quajti terroristë islamikë shqiptarët e rënë në Siri. Sot në Mbrojte të Halepit për herë të parë doli edhe kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli i cili Assadin e krahasoi me Milosheviqin. Sot Halepi përngjet me Mejen, Reçakun, Izbicën, Krushën, Therandën, Pustenikun. Çikatovën, Srebrenicën, Vukovarin, dhe me të gjitha vendet, ku në vitin 1999, e para andej,  ushtria sodomiste e Milosheviqit kishte marrë ofensivë për zhdukjen e shqiptarëve dhe shpërbërjen etnike të Kosovës.

Nata e zezë sterrë  tashmë është lëshuar mbi Halep dhe kudo mbi trojet e përgjakura e të bëra shkrumb e hi të  Sirisë. Kufomat kanë mbetur rrugëve, gratë e përdhunuara, shtrihen nëpër rrugë e sheshe,  fëmijë të vrarë e të masakruar, pleq të katranizuar nga zjarri i armëve me helme të ndryshme.

Halepi po vuan nën “thundrën e përdhunës” gjakatare ruse, assadiste e iraniane

Halepi po e përjeton për të satën herë Natën e Valpurgës, të inkuizicionit, natën e Shën Bartolomeut, netët e  mizorive fashiste e makinerive të tmerrit e krimit.

Po pavarësisht mizorive e sodomive ruse, iraniane e assadiste, Hapeli sërish do ringjallet, do ringjallet nga hiri vet, sepse jetën njerëzore nuk e vrasin dot, as vrasësit më mizorë. Nuk e kanë zhdukur dot Romën, neronët e Romës së Lashtë, nuk e zhduku dot as Hitleri i Rajhut, as e zhduk dot Putini i Kremlinit, as Shahu i Persisë me mjekrën e Satanait, as Hija e zezë reale dhe virtuale e ISIS-it, për cilin kurrë nuk do të mësohet e vërteta.  

Halepi një ditë do të çlirohet dhe do t’i shërojë plagët e shumta të dhunës e barbarive që u derdhën mbi të.

Deri atëherë na mbetet të lutemi e të shpresojmë…. (A.Q.)

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …