Veseli

Kryekuvendari Veseli zotohet se asnjë uzurpator nuk do të lejohet të qëndrojë në prona të huaja

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke folur lidhur me largimin e dhunshëm të banorëve nga banesat e uzurpuara në lagjen “Dardania” në Prishtinë,  ka deklaruar se nuk është ithtar i veprimeve policore, veçanërisht në ditët me shi të vjeshtës. Por më duhet të theksoj se asnjë uzurpator nuk do të lejohet të qëndrojë në prona të huaja. Mirëpo, në të njëjtën kohë ekziston  dhe një të drejtë universale veçanërisht kur ka të bëjë më fëmijët. Asnjë forcë e as forca e pushtetit nuk është mirë të abuzojë mbi familjarët dhe me njerëz hallexhinj. Uzurpatorët nuk do të kenë perspektivë në Kosovë, por në të njëjtën kohë nuk do të cenohen njerëzit dhe  fëmijëve në rrethana jo humanitare.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati i AAK-së, për kryeministër Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Amerikë, theksoi rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara …