Lekaj

Të enjten, më 29 shtator 2016, pritet të mbahet seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot  me kryetarët e grupeve parlamentare, ka marrë vendim  që të enjten, më 29 shtator, të mbahet seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës. Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, i cili ishte i pranishëm në këtë mbledhje, tha për mediet  se Kosova është çliruar nga një ankth, meqë demarkacioni nuk është në rend dite. Mendoj që Qeveria ka hequr dorë nga ky version dhe mu për këtë nuk po e shihni në rend dite. Në rend dite nuk ka ndonjë çështje që mund të përfitojnë qytetarët, por koalicioni qeverisës për interesa të ngushta ka nguti”. Më tej, ai ka deklaruar se në Kuvend duhet të debatohet çështjet që janë në interes të vendit, e jo të individëve, sepse  versioni i demarkacionit është i vdekur.

Kontrolloni gjithashtu

Sllavko Simiq zbulon bisedat dhe marrëveshjet e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin në vitin 2022

Ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka sjellë në qendër të vëmendjes rikthimin e diskutimeve …