Tomash Szunyog, përfundon mandatin katërvjeçar me mesazh për Liberalizimin e Vizave dhe Integrimin Evropian

Kryeministri Albin Kurti, dje ka takuar ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

Kryeministri Albin Kurti, dje ka takuar ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. Në këtë pesëshe  bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia, Gjermania, Franca dhe Italia. Kryeministria, bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit, situatën e sigurisë e të sundimit të ligjit, dhe zhvillimin e gjithmbarshëm. Po ashtu u bisedua për rëndësinë e bashkërendimit të veprimeve institucionale për hapjen e urës mbi lumin Ibër edhe për vetura. Kjo do të mundësonte lirinë e plotë të lëvizjes e cila i ndihmon qytetarët në të dy anët e urës, pa dallim, dhe në të njëjtën kohë i shërben zhvillimit të ekonomisë dhe tregut përmes lëvizjes më të lehtë të mallrave dhe kapitalit”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Sakrifica për atdheun është e përjetshme, kurrë e kotë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …