Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

Ardian Gjini: Testi i arritshmërisë është i dështuar dhe duhet të hiqet plotësisht

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka kërkuar shfuqizimin e plotë të testit të arritshmërisë, duke e cilësuar atë një mekanizëm të dështuar që, sipas tij, nuk mat cilësinë reale të arsimit dhe vetëm sa rëndon mbi nxënësit. Reagimi i Gjinit vjen pas publikimit të rezultateve të këtij viti, ku shkalla e kalueshmërisë ishte 48.35 për qind. Sipas tij, testi ishte konceptuar për të vlerësuar funksionimin e sistemit arsimor dhe jo për të testuar individualisht nxënësit. “Testi i arritshmërisë është duke dështuar tash e sa vite, sepse është mekanizëm që streson fëmijët dhe prindërit. I streson ata nxënës që dinë e nuk kopjojnë, ndërsa në të njëjtën kohë i favorizon ata që nuk dinë dhe kopjojnë”, ka shkruar Gjini. Ai shtoi se testi nuk pasqyron nivelin real të dijes, por prodhon rezultate të shtrembëruara për gjendjen e arsimit në vend. “Mbi të gjitha nuk prodhon rezultate reale, por false për cilësinë e arsimit dhe të dijes. Ky test është falsifikim i plotë”, u shpreh ai. Gjini theksoi se rënia e shkallës së kalueshmërisë në 48.35 për qind është një tjetër tregues se ky mekanizëm nuk po i arrin objektivat e tij, ndaj kërkoi që testi i arritshmërisë të hiqet sa më shpejt dhe të mos organizohet më në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kuvendin Zgjedhor të BDI-së në Tearcë: Me unitet dhe vendosmëri vazhdojmë përpara

Ali Ahmeti ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimi Demokratik për Integrim …