Islamic Relief Kosova do të subvencionoj fermerët e Skenderajt me pajisje bujqësore.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman, e cila do të mundësojë subvencionimin e fermerëve të komunës me pajisje bujqësore.

Kjo marrëveshje përfaqëson një tjetër hap konkret në mbështetje të sektorit të bujqësisë, me synim rritjen e prodhimtarisë, përmirësimin e kushteve të punës dhe fuqizimin e fermerëve, të cilët janë një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të Komunës së Skenderajt.

Kryetari Lushtaku theksoi se Komuna e Skenderajt do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e bujqësisë dhe të ndërtojë partneritete të rëndësishme që krijojnë mundësi të reja për fermerët dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar për të mbështetur çdo fermer që me punë dhe përkushtim kontribuon në zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë lokale.

Kontrolloni gjithashtu

U Shënua Dita e Shkollës “Gëzim Hamza – Piktori”

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët (SHFMU) “Gëzim Hamza – Piktori” shënoi me një ceremoni …