Hamid Qorrajt, i vazhdohet mandati edhe për katër vitet e ardhshme në drejtimin e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar se ka pritur në takim drejtorin e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, z. Hamid Qorraj, me ç’rast nënshkruam kontratën për vazhdimin e mandatit të tij edhe për katër vitet e ardhshme në drejtimin e kësaj shkolle.

“Së bashku me drejtorin komunal të Arsimit, z. Besnik Hulaj, pritëm në takim drejtorin e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, z. Hamid Qorraj, me ç’rast nënshkruam kontratën për vazhdimin e mandatit të tij edhe për katër vitet e ardhshme në drejtimin e kësaj shkolle.

Njëkohësisht, e uruam për vlerësimin e lartë në performancë, si dëshmi e punës së shkëlqyer dhe përkushtimit të treguar gjatë katër viteve të fundit në udhëheqjen e gjimnazit.

I urojmë z. Qorraj shumë suksese në vazhdimin e kësaj përgjegjësie të rëndësishme”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

U Shënua Dita e Shkollës “Gëzim Hamza – Piktori”

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët (SHFMU) “Gëzim Hamza – Piktori” shënoi me një ceremoni …